LAJME / E Mërkurë 1 Dhjetor 2021, 16:04

E rëndë në Durrës! Abuzoi s eks uali sht me mbesën, arrestohet 50-vjeçari

Është vënë në prangat e policisë një 50-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe kundër dëshirës së saj.

Bëhet me dije nga informacioni zyrtar I policisë se monstra 50-vjeçare është identifikuar me inicialet F. H  dhe është banues në Durrës.

Policia ka konfirmuar gjithashtu se vijojnë hetimet për këtë ngjarje deri në zbardhjen e plotë të saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.