LAJME / E Martë 6 Dhjetor 2022, 17:05

E frikshme/ Përfshihet nga flakët kati i fundit i një pallati në Tiranë, banorët në panik

Zjarri ka përfshirë katin e fundit të një pallati në Tiranë.

Bëhet fjalë për rrugën “Mihal Grameno” ku krahas pallatit një shtyllë tensioni ka marrë flakë.

Të gjithë banorët janë evakuuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje.