LAJME / E Mërkurë 21 Korrik 2021, 22:10

E ëma i tregon Rita Orës si të gatuajë “gjizë me speca” në Los Angeles, këngëtarja fanatike e ushqimeve shqiptare

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora nuk heq dorë nga pjatat tradicionale shqiptare, për më tepër kur gatuhen nga e ëma.

Vera ka publikuar së fundmi një video video në InstaStory teksa gatuan një nga pjatat më të preferuara të Ritës, “gjizë me speca”.
Vera tregon se e bija i ka kërkuar recetën e pjatës dhe si ta gatuajë në Los Angeles.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta rikrijosh gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, ka shkruar nëna e këngëtares krahas videos.



Së fundmi qarkullojnë zëra se Rita Ora është në një romancë me regjisorin e famshëm Taika Waititi. Ky i fundit dhe Rita Ora janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin në fotot e publikuara në rrjetet sociale.