LAJME / E Mërkurë 13 Tetor 2021, 19:07

“E dëgjova duke qarë”/ Ѕhqiрtari gjen në rrugë një foѕhnje, zbulohen në bagazhin e një makine 4 fëmijë të tjerë

Një n gjarje e rën dë ka ndodhur së fundmi në Greqi.

Mediat greke kanë shkruar se disa ditë më parë, kalimtarët gjetën një foshnjë të plagosur në mes të rrugës në Aspropyrgos , si dhe katër fëmijë të tjerë të mbyllur në bagazhin e një makine.

Një person me origjinë shqiptare njoftoi Policinë se një foshnjë, rreth një vjeç ishte në rrugë e bra ktisur.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zbuloi se fëmija ishte i rrahur, ndërsa u përpoqën për të kërkuar prindërit e fëmijës.

Por teksa kujdeseshin për foshnjen e vogël, policia dëgjoi të qarat e disa fëmijëve të tjerë dhe kur hapën bagazhin e makinës panë se aty ndodheshin edhe katër fëmijë të tjerë.

Sipas mediave greke, ata e gjetën babanë, i cili është me origjinë shqiptare.



Ai pohoi se kishte lënë një 13-vjeçar që të kujdesej për fëmijët,

por ky i mitur i kishte mbyllur fëmijët e vegjël në makinë.

Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve dhe policia po merret me hetimin e plotë të kësaj ngjarje.