LAJME / E Shtunë 16 Janar 2021, 15:03

Durrës/ Kapet oktapodi gjigant 50 metra larg bregdetit, qytetari: U dorëzua vetë

Bregdeti shqiptar ka surprizuar jo pak herë me larminë e botës së gjallë që mban brenda tij. I tillë është rasti i një oktapodi, i cili është kapur ditën e sotme në bregdetin e Durrësit.

Nga foto ai duket relativisht i madh. Sipas një qytetari që ka shkruar në redaksinë tonë, ai është kapur rreth 50 metra larg bregut. Fillimisht ata e kanë futur në një termus ushqimesh ndërsa tani ndodhet i vendosur në një akuarium. Nuk dihet nëse janë kapur oktapodë të tjerë të ngjashëm me këtë.

Mesazhi:

Sot ne Durres, kapem kete oktapod rreth 50m larg bregut. Fillimisht e futem ne termusin e ushqimeve me uje deti dhe tani perfundoi ketu. Duket sikur u dorezua vete.