LAJME / E Premte 21 Janar 2022, 17:05

“Dua Ilirin tim, jo atë zevzek”/ Agravon përçarja mes tyre, balerini i kthehet keq Arjolës: Të shoh tendencioze. Mbaje mend këtë…

“Po të them një gjë, nëse edhe te loja këtu e Big-ut do jesh kështu, veten tate do të penalizosh. Mbaje mend, se të shikoj tendencioze kundrejt asaj në drejtimin tim”.

Kështu i tha Ilir Shaqiri mikes së saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, teksa po bisedonin jashtë në oborr. Duke qenë se Arjola herë pas here mbron Monika Lubonjën, balerini i tha se je “tendencioze kundrejt asaj në drejtimin tim”.

Iliri: Po të them një gjë, nëse edhe te loja këtu e Big-ut do jesh kështu, veten tate do të penalizosh. Mbaje mend, se të shikoj tendencioze kundrejt asaj në drejtimin tim

Iliri: Mbaje mend këtë

Arjola: Ja nise, unë të shoh tendencioz ty kundrejt meje

Iliri: Jo, ça i bëra unë asaj, gabim.

Më pas teksa ishin duke bërë provën e javës, Arjola i drejtohet balerinit duke i thënë “dua Ilirin tim”.

Arjola: A nuk po shikon halucinacione, çfarë po mendon, apo për të fjetur gjumë?

Iliri: Unë po ha bukë me sallatë dhe rukola. Atë që hëngre dhe ti mbrëmë

Iliri: Jam shumë mirë

Arjola: Dua Ilirin tim, jo Ilirin zevzek

Arjola: Ja filloi, të njëjtat fjalë

Arjola: Fjala zevzek është e Sabianit dhe e kam thënë para Monikës, ajo më ka dëgjuar unë. Sabiani i ka thënë se je zevzek