LAJME / E Shtunë 15 Janar 2022, 03:03

Donaldi kapet sërish me Ilirin, shkak bëhen shakatë ndaj Monikës: Nuk mund të gënjesh

Donaldi ka komentuar debatin Monika-Ilir pasi ky i fundit bëri një batutë për të cilën u fol gjatë.

Iliri u betua se nuk i referohej asaj, ndërsa Donaldi zgjodhi të mos merrej me këtë çështje por me nofkën që i vuri dhisë.

Sipas Donaldit, nuk është rastësi që Iliri i thotë Monikës hipokrite dhe më pas i vë dhisë shkurtimin e emrit të saj. Ndaj i kërkon Ilirit që të mos gënjejë.

Donald: Si mund ta mohosh që e kishte për Monikën? Si mundesh o vëlla? S’po merrem me batutën se zuri be gocën.

Ilir: Nëse e nxjerr dhinë për xhiro, i jap banane e mollë…

Donald: Nuk besoj se është rastësi që i thua hipokrite. Unë besoj se e ke të nevojshme Monikën se ty të bën simpatik.

Ilir: Ne flasim nga mëngjesi në darkë. Kemi një komunikim përmes ironive.

Donald: Nuk mund të gënjesh o vëlla.