LAJME / E Shtunë 22 Janar 2022, 13:01

“Do kishe zgjedhur Arbërin, jo mua”/ Çfarë po ndodh mes tyre, shoqëria drejt përçarjes? Iliri i jep përgjigjen që nuk e priste Arjolës

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, banorët kanë biseduar me njëri-tjetrin për të gjitha dinamikat që ndodhën gjatë prime.

Teksa Iliri ishte në tavolinë së bashku me Arbërin, Einxhel dhe Arjolës, iu drejtua kësaj të fundit duke i thënë “je një mike midis 2 ish-miqsh”. Ai po i referohej Monikës, me të cilën mbrëmë pati një debat mjaft të fortë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Arjola: Ndoshta unë jam e verbër dhe nuk e shoh

Iliri: Jo, ti nuk je e verbër. Ti je thjesht një mike midis dy ish-miqsh. Edhe ty të përket roli të bash njërin, të mbash tjetrin

Arjola: Monika disa ditë më përpara më ka thënë “Arjolë, Iliri më do jashtë shtëpisë”. I thashë jo, kjo është shaka. Po i them gjërat siç i kam kuptuar unë

Iliri: Po i thua gjërat si një mike midis dy personave që ti do. Dhe unë ta kuptoj pozicionin

Arjola: Kam unë nevojë të ju kuptoj juve, jo pozicionin. Se pozicioni do të jetë ky që është. As nuk e ndryshon Monika mendimin që kam për ty, as nuk e ndryshon ti mendimin tim që kam për të. Kur unë ta vërtetoj mirë këtë gjë, pastaj do them ok ke të drejtë ti, ose ka të drejtë ajo

Iliri: Më dëgjo mirë, nëse sot do të kishte pasur një nominim zinxhir i filluar nga Iliri, ti do të kuptoje shumë gjëra

Arjola: Po, nuk do më shpëtoje mua, por Arbërin

Iliri: Dhe do ishe në vendin tim, në rolin tënd

Arjola: Që do të thotë, ti do të shpëtoje Arbërin dhe ai rrethin zinxhir

Iliri: Ti do kuptoje si ndihem unë, kur ti zgjedh diçka që nuk jam unë