LAJME / E Shtunë 14 Maj 2022, 00:12

Dalin të dhënat për tërmetet, forca ka qenë si ai i 2019/ Shqipëria është tokë e zjärrtë

Studimet kombëtare dhe ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë ndër vendet me nivel të lartë sizmiologjik.

Sipas katalogut të tërmeteve, në territorin e Shqipërisë janë evidentuar lëkundje sizmike edhe para erës sonë.


“Është ndër më sizimiogjenët në Ballkanin Perëndimor dhe Europë. E para është e lidhur me pozitën gjeografike të vendit tonë pllaka euroziatike” u shpreh sizmiologu, Rexhep Koçi

Në shekullin e fundit, territori i Shqipërisë por edhe zonat kufitare që kanë pasur shumë ndikim në territorin tonë, janë goditur nga tërmete të forta.

Vendi ynë është goditur nga 13 tërmete me magnitudë mbi 6 rihter dhe të paktën 25 tërmete me magnitudë 5 deri në 6. Tërmetet më të vegjël numërohen me mijëra.

Historiku i tërmeteve të Shqipërisë dhe zonave kufitare tregon që ka zona të definuara që janë më të rrezikuara nga tërmetet. Por, kjo nuk do të thotë që aty ku nuk ka rënë kurrë tërmet, nuk ka rrezik