LAJME / E Shtunë 6 Mars 2021, 12:12

Bekime paçi të gjithë! Kisha e Laçit ‘mbushet’ nga njerëzit: Duam të largojmë syrin e keq, sa më shumë mbarësi për shqiptarët

Kështu shkruan agjencia e lajmeve AFP në një reportazh të saj, nga kisha françeskane, që ngrihet mbi një majë mali mbi qytetin e Laçit, që ka tërhequr pelegrinë për shekuj të tërë në një vend ku kufijtë mes besimeve janë porozë.


Por, më shumë njerëz se k urrë, raporton AFP, po vizitojnë tani këtë vend të shenjtë, ku Zoti është i njëjti për të gjithë.

“Njerëzit vijnë në këtë vend të shenjtë për të kërkuar zgjidhje për sëmundjet dhe për të larguar f rikën nga pa ndemia”, shprehet prift Mirash Ivanaj.

“Në mesin e pa ndemisë, ka më shumë njerëz. Pelegrinë që kanë të afërm të s ëmurë në shtëpi apo spital, vijnë këtu për të lënë një veshje të tyre, për një natë, për të larguar së mundjen”, thotë Servete Mullai.

“Ne nuk duhet ta përjashtojmë syrin e ke q, ai mund të krijojë shumë pr obleme. Për të mbrojtur veten ne vendosim hajmali sipas traditës, një thelbi hudhër, kokërr kafeje apo diçka tjetër…”, shton Ramazan Sefaj.