LAJME / E Enjte 23 Qershor 2022, 11:11

Baba për herë të dytë, Gold Ag zbulon gjininë e bebit

Pak ditë më parë Arian Agushi, i njohur si Gold Ag, njoftoi se do të bëhet baba për herë të dytë. Në një intervistë për emisionin “Ftesë në pesë”, ai ka zbuluar dhe gjininë e bebit.

Bashkëshortja e tij, Ermira është në pritje të një djali. Gold Ag ka treguar se tashmë e kanë menduar dhe emrin që do t’i vendosin dhe se do të jetë shumë i veçantë.

Fëmija pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator. Kujtojmë se çifti e kanë dhe një tjetër djalë të quajtur Gueril.