LAJME / E Enjte 25 Nëntor 2021, 20:08

“Askush nuk më do mua”/ Babai dhe njerka e lanë pa ngrënë e pa pirë, publikohet video e fundit pak para vdekjes së 6-vjeçarit

Mediat e huaja kanë publikuar një video tronditëse ku shfaqet 6-vjeçari Artur, i cili ndërroi jetë nga dhuna barbare e ushtruar nga njerka dhe babai i tij.

Videoja është regjistruar një ditë para vdekjes së vogëlushit, dhe tregon djalin i cili ecën me vështirësi duke qarë dhe thotë “ askush nuk më do mua” dhe “ askush nuk më ushqen mua”.

Babai 29-vjeçar i Arturit Thomas Hughes dhe njerka 32-vjeçare Emma Tustin deklaruan se ai vdiq pasi përplasi kokën, por autopsia zbuloi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.
Prindërit e 6-vjeçarit e kanë privuar nga ushqimi, e kanë lënë në këmbë 14 orë në ditë dhe e kanë detyruar të hajë kripë pa i dhënë ujë.

Fëmija ka patur edhe dëmtime në kokë.

Gjykatës iu dorëzuan edhe dokumente audio nga mesazhet e nënës së tij drejtuar babait, në të cilat djali i vogël dëgjohet duke i bërtitur xhaxhait dhe gjyshes për ndihmë apo edhe duke i kërkuar pak ujë.