LAJME / E Mërkurë 17 Gusht 2022, 16:04

Вabai i 3 fëmijëve ndërron jetë në krahët e gruaѕ duke рritur radhën në spital

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në vendin fqinj. Një burrë, baba i tre fëmijëve ka ndërruar jetë në krahët e të shoqes, teksa priste radhën për tu vizituar në urgjencën e spitalit të Patrës, pasi nuk ndihej mirë.

Sipas medieve greke burri fatkeq nuk ndihej mirë nga stomaku. Për këtë arsye a shkoi në urgjencë i shoqëruar nga bashkëshortja.

Në një moment, teksa po priste radhën për tu vizituar situata e tij u përkeqësua, u mbështet te supet e bashkëshortes dhe vdiq.

Pavarësisht mobilizimit të mjekëve për ta rikthyer në jetë , stafi mjekësor i spitalit nuk arriti ta shpëtoi burrin fatkeq, i cili sipas indikacioneve paraprake pësoi arrest kardiak.

Kjo ngjarje ka shkaktuar një zemërim të madh te njerëzit, që kritikojnë vazhdimisht sistemin shëndetësor për radhët e gjata që janë në urgjencë.

Në fakt ky është një problem i përgjithshëm në vendet e Ballkanit apo dhe më gjerë dhe në Europë, një problematikë e njëjtë kudo, kur bëhet fjala për spitalet shtetërore.