LAJME / E Enjte 23 Shtator 2021, 20:08

24-Vjecarja shqiptare në gjendje të rëndë në Turqi me Covid/ E motra e saj përlot me fjalët: Bebi ka mbetur vetëm: Vini dorën në zemër, na ndihmoni

Xheni Kaba është 24-vjeçarja e cila gjendet e intubuar prej ditësh. Kjo e fundit ishte shtatëzënë dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme.

 

Nga dita në ditë gjendja e saj u përkeqësua dhe aktualisht ndodhet për kurim më të specializuar në Turqi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, motra e Xhenit, Linda Kaba, ka treguar se gjendja e saj është e mirë, pra ka kaluar rriskun, por bebi ndodhet vetëm në Tiranë i intubuar.

“Gjendja e Xhenit është më mirë se ç’ka qenë në Shqiperi. Pra e ka kaluar gjendjen e rriskut. Bebi lindi shumë mirë, normal që ka lindur para kohe ka qendruar në intubim. Tani nuk është më në intubim, por është në gjendje rreziku për jetën.

Xheni tani është duke reaguar edhe pse në intubim. Ne e kemi diskutuar edhe me doktorin, pasi ishte edhe shtatzënë dhe kishim frikën e bebit për ta vaksinuar. Për arsye të bebit, ajo menjanonte çdo lloj medikamenti”.