LAJME / E Hënë 18 Janar 2021, 20:08

24-vjeçari donte të parakalonte kamionin, por përfundoi me makinë poshtë tij/ Ka dhënë shpirt në vend

Një 24-vjeçar ka humbur jetën në një ak sident të rëndë. I riu po lëviste me makinën e tij Audi A6 Quattro në A5 në Kassel në Gjermani, rreth orës 1.30 pasdite kur u pë rplas me një kamion.

I riu u mundua të parakalonte kamionin, por e gjitha kjo shkoi keq. Makina përfundoi poshtë kamionit gjysma e saj. 24-vjeçari nga Thuringia ishte duke i dhënë makinës me shpejtësi të madhe.

Për të riun nuk mund të bëhej asgjë, ai kishte dhënë shpirt në vend. Madje e ditur bëhet se makina mezi është nxjerrë nga pjesa e poshtme e kamionit.

Burimi: Bild/ Marrë nga Revista Ora.