LAJME / E Mërkurë 21 Korrik 2021, 18:06

23-vjeçarja me 11 fëmijë thotë se dëѕhiron dhjetra të tjerë nga ‘nënat bartëѕe’, megjithѕe i kanë kuѕhtuar €1 000,000 (fotot)

Një vajzë e re nënë e 11 fëmijëve, thotë se dëshiron të ketë dhjetra fëmijë të tjerë dhe është e gatshme të paguajë për to nga “nënat bartëse”.

23-vjeçarja ruse Christina Ozturk, ka tashmë 11 fëmijë të saj por dëshiron dhjetra të tjerë nga nëna surrogate. Ajo ka vetë lindur vetëm të parin.
Nëna e re thotë se adhuron jetën familjare me bashkëshortin biznesmen Galip Ozturk, 56 vjeç, prandaj është e gatshme të paguajë deri në 1 milionë euro për lindjen e bebeve nga nënat bartëse.


“Për momentin, unë kam dhjetë fëmijë si dhe Olivia që ka ardhur e fundit muajin që shkoi,” tha Christina për rrjetin Newsflash.
“Unë kam lindur vajzën time më të madhe Vika gjashtë vjet më parë. Pjesa tjetër e fëmijëve janë gjenetikisht tanët, nga bashkëshorti dhe unë, por janë bartur nga nëna bartëse”.

Çifti milioner kishin thënë më herët në rrjetet sociale se dëshironin të kishin 100 fëmijë, por më pas pranuan ishte vetëm një numër për të treguar se dëshirojnë të shtojnë sa më shumë familjen.


“Nuk e di sa do të mund të kemi por sigurisht që nuk do të ndalojmë me kaq,” thotë nëna adhuruese e bebeve.
Nëse nëna vërtet dëshiron të arrijë potencialin e saj ajo pranon se do të duhet te lindë ose marrë 1 ose 2 fëmijë çdo vit.


Familja jeton në qytetin bregdetar Batumi në Gjeorgji, ku është e ligjshme të paguash nëna bartëse për të sjellë në jetë fëmijën tënd, me një kosto diku rreth 8,000 euro.


Christina, e lindur në Moskë nga një nënë e vetme, thotë se kur ishte me pushime me nënën njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm Galip, manjat pronash e transporti, me origjinë nga Turqia.
Pas dhjetë bebesh të lindura nga nëna bartëse, çifti e kanë perfeksionuar mirë këtë stil.

Mbështetja psikologjike dhe dokumentet ligjore janë kritike për nënat bartëse, të cilat bartin dhe lindin bebet dhe rrjedhimisht janë gjenetikisht të lidhura me fëmijët e Christina e Galip.


“Vetë klinika në Batumi zgjedh nënat surrogate për ne dhe merr përgjegjësinë e plotë për procesin,” thotë Christina.
“Ne nuk njihemi personalisht me to dhe nuk kemi kontakte me qëllim të evitojmë problemet pas shtatzanisë”.


Por Christina thotë se dëshiron të kontrollojë dietën e nënave bartëse dhe përgatit shpesh plane të ushqyeri për to.
Meqënëse paratë nuk janë problem, çifti ka në plan të krijojë familjen më të madhe në botë.