Horoskopi / E Hënë 21 Qershor 2021, 13:01

Ndryshime të mëdha ju presin/ Horoskopi javor, shenjat që do prekin me dorë lumturinë

Java fillon fuqishëm pasi në 21 Qershor Dielli kalon tek Gaforrja dhe kemi Solsticin e Verës për 2021. Vëmëndjet kthehen në jetën tonë familjare pasi sentimentaliteti është i fortë dhe nevoja për siguri e madhe. Cështjet e natyrës familjare do na shqetësojnë sa mund të na strestojnë dhe të sjellin në sipërfaqje kujtime të kaluarës.

Të njëjtën ditë trekëndëshi Afërditës nga Gaforrja me Neptunin tek Peshqit lartëson jetën personale. Romantizmi dhe imagjinata kanë rol protagonist në lidhje dhe krijojnë ambjentin më të mirë të mundshëm për të shprehur ndjenja dhe nevoja.

Në 23 Qershor Merkuri kthehet në vijë të drejtë tek Binjakët dhe fillon një periudhë rikrijimit të komunikimit në të gjitha fushat. Eshtë e rëndësishme se nga këtu e tutje mundemi të përparojmë në marrëveshje dhe biseda që janë të rëndësishme aq sa nga ana profesionale dhe në atë personale. Kontakti me ambjentin tonë të afërt mund të përmirësohet duke shprehur tashmë të gjitha që mund të na problematizojnë.

Në 24 Qershor Hëna e Plotë në boshtin Gaforrja- Bricjapi luan rol protagonist duke mbyllur cështje të karakterit profesional dhe familjar. Optimizmi kryeson pasi trekëndësi Diellit tek Gaforrja dhe gjashtëkëndëshi Hënës tek Bricjapi me Jupiterin tek Peshqit krijon rrethanat e përshtatshme për të përparuar në zgjedhje dhe plane profesionale.

Paralelisht, të njëjtën ditë Afërdita tek Gaforrja në kontrast me Plutonin tek Bricjapi mund të fuqizojë atmosferën nga ana personale duke shkaktuar pasiguri dhe frikëra që shprehen me vrull. Eshtë urgjente nevoja të kapërcejmë humorin për kontroll dhe llogari të partnerit tuaj apo të një personi të ri që mund të na shqetësojë pasi është shumë e lhtë të hymë në një procedurë kundërshtimesh që do kushtojë në lidhje.

Në 27 Qershor Afërdita hyn tek Luani duke ndryshuar veprimet në cështjet sentimentale. Pasioni, loja, bujaria kanë rol kryesor në të gjitha nivelet e lidhjes. Eshtë e rëndësishme për ne të përparojmë në jetën tonë personale duke shijuar c’do moment me personin që kemi përkrah. Persona të ri mund të shfaqen pasi loja sentimentale merr zjarr.

Zgjidhni tani shenjën tuaj:

Java fillon me hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres dhe tregon se këto ditë cështjet familjare pasi dhe disa detyrime të cilat lidhen me shtëpinë do kenë prioritet për ju. Një lajm i këndshëm i javës është se Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në 23/6 dhe kështu do jetë më e lehtë për ju të menaxhoni punë, detyrime por edhe programin tuaj të përditshëm.

Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjpai në 24/6 do krijojë ndjenja të cilat do ju afrojnë më pranë personave tuaj familajrë dhe do fuqizojnë lidhjet midis jush.

Dashuria: Fakti se Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në 23/6 tregon automatikisht se kontakti dhe komunikimi juaj ose me partnerin tuaj ose- nëse jeni beqarë- me një person që ju intereson do përmirësohet ndjeshëm.

Nga 27/6 kur Afërdita do kalonë në shenjën e Luanit do krijojë terren të përshtatshëm jo thjesht për të bërë njohje të reja por edhe për të gjetur një dashuri të re! Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të keni ndërmend aktivitete që ju pëlqejnë dhe vendoseni dhe partnerin tuaj brenda tyre!

Puna dhe Ekonomia: Në fillim të javës ka mundësi të shfaqen disa cështje komunikimi por gjatë gjysmës së dytë të javës do vëreni se punët dhe detyrimet do fillojnë të menaxhohen më lehtë sesa periudhën e kaluar. Hëna e Plotë që do realizohet në 24/6 tregon se do duhet të vendosni prioritete të caktuara në cështje profesionale, por të mos i lini të “kryesojnë” dhe kohën tuaj personale të lirë.

Java do fillojë në mënyrë shumë favorizuese për ju pasi Dielli do hyjë në shenjën e Gaforres (21/6) dhe do realizojë trekëndësh me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Peshqëve. Kjo nga njëra anë do rrisë famën tuaj dhe nga ana tjetër do ju drejtojë në njohje të reja ose shoqërore ose persona ose sociale.

Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në 23/6 do “shqiten” disa cështje ekonomike dhe disa cështje që lidhen me portofolin tuaj dhe ju kishin lodhur mjaftueshëm periudhën e kaluar. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi në 24/6 tregon se tani është mundësia përshtatshme për të shprehur ndjenjat tuaja dhe të tregoni dashurinë tuaj tek personat që ndodhen rreth jush.

Dashuria:Afërdita pak para se të ikë nga shenja e Gaforres do krijojë një trekëndësh me Neptunin në fillim të javës dicka që tregon se do ekzistojë terren të përshtatshëm për tu afruar pranë me një person që ndodhet në ambjentin tuaj shoqëror. Gjatë Hënës së Plotë kontrasti Afërditës/Plutonit mund të sjellë tension në një lidhje, por kjo është dicka që mund të kapërcehet nëse ju nuk i hidhni vaj zjarrit në të. Në 27/6 Afërdita do kalojë në shenjën e Luanit dhe nga pozicioni i saj i ri mund të krijojë një histori të re sentimentale në një ambjent profesional.

Puna dhe Ekonomia: Punët dhe detyrimet nuk duket se do ndodhen në prioritet për ju këtë javë pasi mendja juaj ndodhet në cështjet personale por edhe në kontakt me shokët tuaj. Trekëndëshi Afërditës me Neptunin do përforcojë frymzimin tuaj dhe kjo mund t’ju ndihmojë akoma dhe në menaxhimin e cështjeve profesionale.

Nëse merreni profesionalisht me artet apo puna juaj ka nevojë për imagjinatë dhe frymzim, atëher kjo javë do jetë ideale për ju.

Java fillon me Solsticin Veror dhe hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres. Nga pozicioni i tij i ri Dielli do kthejë interesin e tij në fushën ekonomike dhe trekëndëshi që do krijojë me Jupiterin do krijojë terren të përshtatshëm për marrëveshje ekonomike dhe profesionale me përspektivë.

Të reja e mira nuk ndalojnë këtu pasi në 23/6 Merkuri do kthehet në vijë të drejtë dhe do përmirësojë ndjeshëm klimën dhe komunikimin tuaj me të tjerët. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi në 24/6 ju thotë të jepni vëmëndjen e nevojshme ideve dhe mendimeve tuaja, pasi atom und të përbëjnë “zgjidhjen shpëtuese, vecanërisht për cështje profesionale.

Dashuria: Afërdita pak para se të ikë nga shenja e Gaforres do krijojë kënd favorizues me Neptunin dhe do krijojë një klimë shumë të mirë dhe romantike. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje shfrytëzojeni atmosferën që do krijojë këndi mësipërm për të kaluar caste romantike së bashku me partnerin tuaj.

Nëse jeni beqarë, kthimi Merkurit në vijë të drejtë në shenjën tuaj por edhe zhvendosja e Afërditës në shenjën e Luanit në 27/6, tregon se periudhën e ardhshme zhvendosjet, komunikimi dhe njohjet e reja do kenë nderin e tyre, pasi dhe duket se nuk do ekzistojnë pengesa të kaluarës.

Puna dhe Ekonomia: Detyrimet tuaja profesioanle nuk do jetë të papërfillshme këtë javë por duket se imagjinata dhe frymzimi juaj do luajnë rol të rëndësishëm në menaxhimin e tyre. Me këndin harmonik të Afërditës/ Neptunit në fillim të javës ka shumë mundësi të keni ide të cilat do ndihmojnë rëndësishëm në menaxhimin e shumë cështjeve tuaja profesionale. Madje duket se do sistemoni disa nga to me mënyrë imagjinare, pasi dhe këndet e mësipërme do përforcojnë dhe produktivitetin tuaj.

Java fillom me Solsticin Veron dhe hyrjn e Diellit në shenjën tuaj që inaguron zyrtarisht muajin e ditëlindjes tuaj. Trekëndëshi që do krijojë me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Peshqëve vulos se është një javë vecanërisht pozitive dhe me fat për ju dhe qëllimet tuaja.

Periudhën e ardhshme- duke filluar nga kjo javë- do keni mënyrën të fitoni përshtypjet dhe të tërhiqni interesin e të tjerve. Madje duket se dhe joshja juaj do jetë vecanërisht e lartë dicka që do funksionojë në favorin tuaj, vecanërisht nëse jeni beqarë! Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin tuaj në 24/6 ju kujton se nevojitet të kushtoni kohë tek personat që bëjnë pjesë në lidhjet tuaja më të rëndësishme.

Dashuria: Afërdita pak para se të iki nga shenja juaj do krijojë një kënd favorizues me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve dicka që tregon se kjo javë vec se joshje dhe humor të lartë për ju, do ketë dhe ndjenja romantike. Nëse jeni beqarë, duket se do keni një admirues të ri që mund të takoni në një detyrim social.

Nëse ndodheni tashmë në një lidhje shfrytëzoni këto ditë të cilat do krijojnë një humor shumë të mirë midis jush dhe partnerit tuaj, pasi nga 27/6 kur Afërdita do kalojë në shenjën e Luanit disa detyrime pritet të shfaqen dhe të eleminojnë kohën tuaj të lirë.

Puna dhe Ekonomia: Hyrja e Diellit në shenjën tuaj dhe këndi favorizues që krijon me Jupiterin tregon se kjo është një javë shumë e mirë për ju dhe aspiratat tuaja profesionale. Në pozitivet e kësaj javë të shtohet dhe kthimi Merkurit në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve në 23/6, i cili do ndihmojë ndjeshëm komunikimin tuaj me të tjerët. Tani do keni mundësinë të prezantoni me mënyrën më të mirë veten tuaj profesionale dhe aftësitë tuaja në punë.

Këtë javë udhëheqësi juaj Dielli, do kalojë në shenjën e Gaforres në 21/6 dhe nga pozicioni i tij i ri ju fton të ktheni vëmëndjen tuaj në më të “brendshmet”. Pozicioni i ri i Diellit tregon se kjo javë do ketë shumë introversion për të dhënat tuaja, por pikërisht kjo mbyllje në vetvete është që do ju ndihmojë të menaxhoni ndjenja por edhe të kuptoni shumë gjëra.

Gjithashtu këto ditë janë shumë favorizuese për kompromentime ekonomike dhe marrveshje, mjafton të mbani “letrat tuaja të mbyllura” dhe ti hapni vetëm atje ku duhet. Merkuri kthehet në vijë të drjtë në 23/6 dicka që do ulë ndjeshëm keqkuptimet, vonesat dhe hamendësimet e periudhës së kaluar. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi në 24/6 mund të ulë energjinë tuaj dhe t’ju bëjë të ndjeni lodhje, por kjo do jetë dicka kalimtare.

Dashuria: Afërdita pak para se të ikë nga shenja e Gaforres krijon kënd pozitiv me Neptunin dicka që tregon se java do ketë ndjenja të forta dhe intuitë të fortë, e cila do ju ndihmojë të kuptoni shumë gjëra akoma dhe nëse nuk thuhen. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do jetë e lehtë të mendoni rreth ndjenjave të partnerit tuaj por edhe disa ankesave që mund të ketë. Nga data 27/6 kur Afërdita do kalojë në shenjën tuaj do fillojë një periudhë shumë e mirë për ju që jeni beqarë, pasi do keni mundësi për argëtim, flirted he adventura sentimentale.

Puna dhe Ekonomia: Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë nga 23/6 do jetë më e lehtë për ju të komunikoni me lehtësi me persona që ndodhen në ambjentin tuaj profesional dhe kjo do përbëjë bazë për tu menaxhuar detyrimet tuaja profesionale. Me Afërditën në shenjën tuaj nga 27/6 do fillojë një periudhë ku do jetë e lehtë të tregoni dhuntitë tuaja profesionale dhe aftësitë tuaja, pasi duket se këto nuk do kalojnë të pavëna re dhe ka shumë mundësi të sjellin një lartësim.

Java do fillojë me hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres dhe nga pozicioni tij i ri do ju drejtojë ti kushtoni më shumë kohë jetës tuaj sociale, kontakteve me shokë por edhe aktiviteteve kolektive. Trekëndëshi që krijon me Jupiterin tregon se nëpërmjet detyrimeve sociale dhe takimeve do ekzistojë mundësi të bëni njohje të reja interesante.

Në 23/6 Merkuri kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve dhe do përmirësojë ndjeshëm komunikimin dhe vecanërisht klimën në ambjentin tuaj profesional. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Gaforres – Bricjapit në 24/6 flet për ndjenja të bukura, të cilat do ringrohin lidhjet shoqërore por edhe sentimentale.

Dashuria: Afërdita – e ndodhur në shenjën e Gaforres- do krijojë një trekëndësh me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve i cili vulos se janë ditë shumë të mira për aktivitete kolektive, pasi nëpërmjet tyre ka mundësi të njihni një person që do ju tërheqi interesin.

Nëse ndodheni tashmë në një lidhje shfrytëzoni ndjenjat e forta që do ekzistojnë këtë javë dhe shprehni ato që ndjeni tek partneri juaj. Nga 27/6 kur Afërdita do kalojë në shenjën e Luanit duket se do jeni më shumë të mbyllur dhe kjo do ndryshojë balancat.

Puna dhe Ekonomia: Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë do jetë më e lehtë të sistemoni disa cështje profesionale të cilat ju lodhën mjaftueshëm periudhën e kaluar. Gjithashtu duket se këtë javë do mundeni të menaxhoni dhe disa keqkuptime me persona që ndodhen në ambjentin tuaj profesional, dicka e cila do ju ndihmojë përtej humorit tuaj edhe në cështjet e punës.

Këtë javë Dielli do kalojë në shenjën e Gaforres në 21/6 dhe trekëndëshi që do krijojë me Jupiterin në shenjën e Peshqëve do krijojë mundësi në cështjet profesionale dhe ato të punës. Nëse keni punuar mjaftueshëm periudhën e kaluar mbi një projekti të caktuar duket se erdhi momenti i shpërblimit tuaj.

Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve në 23/6 filloni përsëri të bëni plane për disa udhëtime, zhvendosje por edhe takime që kishin hyrë në “akull” periudhën e kaluar. Hëna e Plotë që do realizohet në 24/6 në boshtin Gaforrja- Bricjapi ju ndihmon të menaxhoni cështje profesionale por edhe disa detyrime familjare.

Dashuria: Java do fillojë me qëndrim të relaksuar dhe romantik në jetën tuaj pasi trekëndëshi Afërditës që ndodhet në shenjën e Gaforres me Neptunin tregon se do gjeni kohë për tu relaksuar së bashku me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në 23/6 por edhe me hyrjen e Afërditës në shenjën e Luanit në 27/6, do fillojë një periudhë shpresëdhënëse për njohje të reja dhe flirte, të cilat ka shumë mundësi të fillojnë nëpërmjet shoqërive të përbashkta dhe dalje me shokë.

Puna dhe Ekonomia: Këtë javë ia vlen të investoni më shumë kohë në cështje të cilat lidhen me punën, pasi hyrja e Diellit në shenjën e Gaforres tregon se fusha profesionale do ju shqetësojë shumë periudhën e ardhshme. Këndi favorizues që do krijojë këtë javë me Jupiterin, por edhe kthimi Merkurit në vijë të drejtë vulosin se do ekzistojnë mundësi për të menaxhuar cështje profesionale, të fitoni dicka në punë por edhe për të bërë përshtypje me aftësitë tuaja.

Hyrja e Diellit në shenjën e Gaforres në 21/6 hap këtë javë dhe trekëndëshi që do krijojë me Jupiterin nga shenja e Peshqëve ju sjell humorin. Eshtë fakt se këto ditë do jenë optimiste për ju dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë dhe disa zhvillime në cështje personale dhe sentimentale, të cilat do përforcojnë këtë humor të mirë.

Në 23/6 Merkuri do kthehet në vijë të drejtë dhe “pozicioni” i tij i ri do jetë më i mirë për menaxhimin e cështjeve ekonomike por edhe vendimet që lidhet me fushën ekonomike. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja – Bricjapi në 23/6 ju afrojnë më pranë me persona me të cilat ekzistuan “trazira”.

Dashuria:Kjo javë është shumë favorizuese për jetën tuaj personale dhe për cështjet tuaja sentimentale si të jeni beqarë ose ndodheni tashmë në një lidhje. Në rastin e parë trekëndëshi Afërditës që ndodhet në shenjën e Gaforres me Neptunin tek Peshqit, mund të krijojë një histori të re romantike me një person që ndodhet në ambjentin tuaj të gjërë, pa e kuptuar mirë-mirë.

Nëse ndodheni tashmë në një lidhje castet që do kaloni me partnerin tuaj do luajnë rol përcaktuar në humorin tuaj ndaj kushtojini dhe vëmëndjen përkatëse. Me hyrjen e Afërditës në shenjën e Luanit në 27/6 duket se do ktheni vëmëndjen tuaj në cështje që lidhen me punën.

Puna dhe Ekonomia: Kjo është një javë që nuk do ju shqetësojnë aq punët dhe detyrimet pasi mëndja juaj do ndodhet tek një person i caktuar apo në disa cështje personale. Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në 23/6 nuk do jetë e vështirë cështje profesionale të cilat peridhën e kaluar kanë patur nevojë për shumë mund. Nga fundi javës kur Afërdita do kalojë në shenjën e Luanit (27/6) do fillojë një periudhë plotësisht të ndryshme, ku puna do jetë për ju prioritet.

Këtë javë me hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres në 21/6 do fillojë një periudhë që do jetë vecanërisht ndihmuese për të sistemuar financat tuaja. Madje trekëndëshi që do krijojë Dielli me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Peshqëve, do ju ndihmojë akoma më shumë dhe nuk përjashtohet të sjellë dhe një marrëveshje e mirë ekonomke.

Nga mesi javës (23/6) ku Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve do jetë më e lehtë të kompromentoni c’farëdo lloj cështjeje, të shprehni mendimet tuaja dhe të komunikoni me të tjerët, pa keqkuptime dhe hamendësime. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Gaforres- Bricjapit në 23/6 mund të krijojë disa tensione me shkak cështjet ekonomike.

Dashuria: Trekëndëshi Afërditës që ndodhet në shenjën e Gaforres me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve do sjellë në sipërfaqje ndjenja të forta këtë javë, të cilat ose do ju sjellin më pranë me partnerin tuaj ose- nëse jeni beqarë- do ju afrojnë shumë pranë me një person që ndodhet rreth jush. Fundja në rast se jeni beqarë, një periudhë shumë e mirë do fillojë për ju në fund të javës (27/6) pasi Afërdita do kalojë në shenjën e zjarrit të Luanit dhe do sjellë mundësi shumë të mira për jetën tuaj personale.

Puna dhe Ekonomia: Bisedat që do keni këtë javë në punë duket se do lëvizin kryesisht rreth marrëveshjeve ekonomike dhe skeletit ekonomik të marrveshjeve tuaja profesionale. Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë do jetë më e lehtë të menaxhoni cështjet që lidhen me punën por edhe portofolin tuaj dhe mund të fillojnë dhe disa biseda në lidhje me një marrëveshje të re profesionale.

Nga kjo javë do fillojë një periduhë gjatë së cilës do ju shqetësojnë vecanërisht lidhjet tuaja ndërpersonale pasi hyrja e Diellit në shenjën e Gaforres në 21/6 do i sjellë në sipërfaqje. Trekëndëshi që do krijojë me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Peshqëve tregon se është një javë shumë ndihmuese për lidhjet personale por edhe për bashkpunime.

Kthimi Merkurit në vijë të drejtë në 23/6 do ju ndihmojë të menaxhoni më mirë cështjet e përditshmërisë dhe të gjitha ato që ju krijojnë mjaft ankth periudhën e kaluar. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin tuaj (Gaforrja- Bricjapi) në 24/6 do krijojë ndjenja të forta të cilat do luajnë rol përcaktues në një lidhje personale apo profesionale. Përpiquni të ruani tone të ulta dhe të mos hyni në lojra të forta mburrjeje.

Dashuria: Trekëndëshi Afërditës nga shenja e Gaforres me Neptunit do ju sjellë pranë me një person që ndodhet në ambjentin tuaj të ngushtë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje gjatë mesit të javës përshkak të kontrastit midis Afërditës dhe Plutonit do duhet të kushtoni vëmëndje në biseda që do keni me partnerin tuaj, pasi një mendim të ndryshim që mund të keni t’ju shtyjë në lëvizje reaguese të cilat do kenë kosto për qetësinë tuaj. Nga data 27/6 kur Afërdita do kalojë në shenjën e Luanin do fillojë një periudhë që mund të takoni përsëri një person të kaluarës!

Puna dhe Ekonomia: Përditshmëria e punës duket se do fillojë të bëhet më e durueshme nga kjo javë dhe në këtë do ndikojë dhe kthimi Merkurit në vijë të drejtë. Sigurisht do duhet të keni durim pasi komunikimi do fillojë të ndryshojë dhe të përmirësohet më shumë gjatë gjysmës së dytë të javës. Disa cështje të lëna pezull në punë mund të menaxhohen menjëherë, mjafton t’ju jepni vëmëndjen e nevojshme.

Këtë javë duket se do jepni më shumë bazë në cështjet e përditshmërisë tuaj pasi hyrja e Diellit në shenjën e Gaforres në 21/6 do i bëjë vecanërisht të rëndësishme për ju. Trekëndëshi që do krijojë me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Peshqëve tregon se do dilni të fituar nga angazhimi juaj me cështjet e punës dhe projektet profesionale.

Në këtë do ndihmojë dhe kthimi Merkurit në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve nga 23/4, që do përmirësojë shumë komunikimin tuaj me të tjerët. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Gaforres – Bricjapit në 24/6 ka shumë mundësi t’ju krijojë një humor dembel, i cili mund t’ju largojë qoftë dhe përkohësisht nga detyrimet tuaja.

Dashuria: Java do fillojë me trekëndëshin midis Afërditës që ndodhet në shenjën e Gaforres dhe Neptunit që ndodhet në shenjën e Peshqëve, dicka që tregon se pavarsisht punëve dhe detyrimeve mëndja juaj do ndodhet në një person të caktuar.

Nga 27/6 që Afërdita do kalojë në shenjën e Luanit do fillojë një periudhë shumë e mirë për tu afruar me një person që ju intereson dhe për të krijuar njohje të reja. Nëse ndodheni në një lidhje me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve, do jetë më e lehtë të menaxhoni disa cështje që mund të ekzistuan me partnerin tuaj periudhën e kaluar.

Puna dhe Ekonomia: Cështjet e punës duket se do ju shqetësojnë mjaftueshëm këtë javë por me trekëndëshin e Diellit/Jupiterit pasi dhe me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë, duket se nuk keni asgjë për të “patur frikë” përsa lidhet me menaxhimin e tyre! Komunikimi me të tjerët do luajë rol të rëndësishëm në sistemimin e detyrimeve profesionale dhe me siguri do mundeni të mbështeteni në të!

Këtë javë do vëreni se qëndrimi juaj do ndryshojë ndjeshëm për më mirë dhe këndet astrologjike që do realizohen do ndikojnë në këtë. Hyrja e Diellit në shenjën e Gaforres në 21/6 dhe trekëndëshi që do krijojë me Jupiterin që ndodhet në shenjën tuaj, tregon se është një javë shumë ndihmuese për cështjet tuaja sentimentale.

Kthimi Merkurit në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve në 23/6 do ju ndihmojë të vendosni mendimet tuaja në një rregull dhe të merrni vendime për cështje që janë të rëndësishme për ju. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi në 24/6 ju shtyn të bëni një arratisje me partnerin tuaj, vetëm larg nga të gjitha sa ju shqetësojnë në përditshmëri.

Dashuria: Cështjet tuaja sentimentale, si të jeni beqarë ose nëse ndodheni në një lidhje duket se do zhvillohen me shumë shenja të mira këtë javë. Trekëndëshi Afërditës që ndodhet në shenjën e Gaforres me Neptunin favorizon udhëtimet ndaj nëse ndodheni tashmë në një lidhje merrni partnerin tuaj dhe bëni një arratisje qoftë dhe në një destinacion të afërt.

Nëse jeni beqarë, duket se do filloni të jepni bazë në ndjenjat që ka një person për ju. Nga data 27/6 me hyrjen e Afërditës në shenjën e Luanit do fillojë një periudhë ku do rriten mundësitë të takoni dashurinë tuaj gjatë detyrimeve tuaja të përditshmërisë.

Puna dhe Ekonomia: Disa cështje në punë vecanërisht ato që ju kishin shqetësuar shumë gjatë periudhës së kaluar duket se do gjejnë mënyrë për tu menaxhuar këtë javë. Kthimi Merkurit në vijë të drejtë do ju ndihmojë të vendosni në rregull disa mendime por edhe disa cështje të lëna pezull që lidhen me punën tuaj.