Horoskopi / E Enjte 14 Tetor 2021, 02:02

3 shenjat e horoskopit që nuk e kanë datën 13 me fat

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Ju nuk punoni mirë në presion. Mund ta gjeni veten duke sulmuar këdo sot, thjesht sepse nuk mund të gjeni rehat. Puna do t’ju duket e tepërt dhe e lodhshme. Shkak për këtë është Plutoni i cili ka lidhje me hënën sot. Bëni mirë te shmangni gjithçka vetëm për të ruajtur mendjen tuaj.

 

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Ju mund të ndjeni ndikimin e Hënës në Ujor, dhe kjo do t’ju çojë në një vend paqeje sot. Megjithatë, kjo ditë nuk do të ecë aq mirë sa do të dëshironit. Ju tashmë keni përjetuar njëfarë zhgënjimi dhe sot do të jeni nën ndikimin e tij.

Ekziston një shans shumë i mirë që ju të keni një mosmarrëveshje me personat ose personin që bashkëjetoni.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Ajo që ju shqetëson sot është një ndjenjë e veçantë e mos respektimit. Gjithçka që dëshironi është vetëm pak respekt, vetëm një shenjë që njerëzit në jetën tuaj nuk ju konsiderojnë si diçka pa vlerë.

Në fakt, kjo ditë i kushtohet mendimeve negative, të cilat në rastin tuaj, mund të bëhen paranojake. Sikur të mund të ndaloje së menduari për një sekondë!

E megjithatë, nuk jeni ju, është influenca e Plutonit!