LAJME / E Shtunë 31 Tetor 2020, 19:07

Video/ Turqi, nëna me tre fëmijët dalin gjallë nga rrënojat e tërmetit

Një nënë e katër fëmijëve që mbeti nën rrënoja pas tërmetit në Turqi, shpëtoi e gjallë së bashku me tre fëmijët e saj. Ekipet vazhdojnë kërkimet për fëmijën tjetër. Pasditen e së premtes tërmeti tronditi vendin, kryesisht Izmirin, ku deri tani raportohen për të paktën 27 të vdekur.

Rreth 18 orë pas tërmetit, nëna me tre fëmijët e saj u larguan me ndihmën e ekipeve.Ata dolën nga rrënojat, u mbështollën me batanije dhe u dërguan në një ambulancë për trajtim. Gruaja Seher Perinçek dhe katër fëmijët, kishin mbetur brenda rrënojave pas lëkundjeve nga tërmeti i djeshëm. Të paktën 20 ndërtesa u shkatërruan në qytetin e Izmirit.

Me qindra raportohen të plagosur, ndërsa kërkimet për të mbijetuar apo të humbur nuk kanë përfunduar ende./ lexo.al

https://www.youtube.com/watch?v=yEbPpGxV504