Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo ka thënë se në Izmir ka shumë shqiptarë, por deri në këto momente nuk kanë ndonjë informacion për të lënduar.
Në një prononcim për ?News 24?, Robo është shprehur se tërmeti ishte shka të rrues dhe dyshohet se nën rrënoja ka vi kt ima.
?Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë sipas minsitrit të jashtëm turk. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shka të rrues. Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë banorë. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, sëfundmi.
Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet?,- ka thënë ambasadori.
Deri në këto momente raportohet për të lënduar, pasi disa ndërtesa në Izmir janë shembur. Autoritetet kanë filluar kërkimet për personat e humbur nën rrënoja. Pak minuta më përpara një grua u arrit që të nxirrej e gjallë nga rrënojat e pallatit të shembur.