Shiu po merr para cdo gjë në këtë vend/ Toka ka rëshkitur dhe 130 persona kanë humbur jetën

64

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë z hdukur pasi rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga stuhia Molave god itën një provincë qendrore në Vietnam.

Mediat lokale raportuan se mbrëmë vonë 53 persona humbën jetën në dy rrëshqitje të tokës në provincën qendrore Quang Nam. Deri më tani, 11 trupa janë gjetur, ndërsa 42 të tjerë ende janë të z hdukur.


Ekipet e shpëtimit u përballën me vështirësi për të arritur zonat e prekura pasi rrëshqitjet e vogla të tokës kishin bllokuar rrugët.

Mijëra njerëz janë zhvendosur nga stuhia, linjat e telefonit celular po ashtu u ndërprenë në zonat e prekura.

Një ditë më parë, qeveria mob ilizoi të paktën 250 mijë tru pa ddhe 2.300 automjete për të l uftu ar “stu hinë më të keqe” me të cilën po përballet vendi në të paktën dy dekada.

Për shkaqe të sigurisë mbi 44.200 persona u evakuuan në prov incën Phu Yen, e cila po kalon erëra të forta dhe reshje të mëdha të shiut.

Vendi i Azisë Juglindore po përballet me stu hinë Molave, e cila këtë vit është e nënta në Detin Lindor dhe e katërta në këtë muaj.

Zyra e Qendrës së Parashikimit Hidrometeorologjik e Vietnamit tha se stuhia është më e fo rta në 20 vjet dhe se gjatë ditës ajo do të lëvizë më thellë në brendësi para se të dobësohet.

Që nga fillimi i këtij muaji, rajoni qendror i Vietnamit është kapluar nga pë rmbytjet historike dhe stuhitë e mëdha.

Shirat, rrëshqitjat e tokës dhe përmbytjet kanë vr arë të paktën 130 persona, ndërsa 18 janë ende të zhd ukur. Nga shirat janë prekur rreth 7 milionë njerëz në vend.