LAJME / E Mërkurë 14 Tetor 2020, 21:09

35-vjecarja shqiptare të prek zemrën/ Unë kam bërë shkollë e lartë, di t’i bëj të gjitha, s’më marrin të punoj se jam e verbër

Elida Çela është 34-vjeçarja shqiptare e cila ka 5 vite që kërkon punë, por nuk pranohet në asnjë vend sepse është e verbër.

Ajo tregon se të gjithë e kujtojnë si të paaftë, por është krejt e kundërta sepse mundet madje di edhe të punojë në kompjuter.

Puna e saj e ëndrrave është që të punojë si punonjëse sociale në shkollë, pasi për këtë ka mbaruar edhe masterin.

?Unë kam lindur e verbër, prindërit e mi e panë qëkur isha foshnje. Vështirësitë më të mëdha nisën kur nisa gjimnazin e përgjithshëm, sepse trajtohesha ndryshe, kisha nevojë që t?i sensibilizoja ata që të mos tregonin kujdes të tepruar. Unë dua të jem e pavarur.

Në momentin që dikush të shoqëron të thotë kujdes se mos rrëzohesh, kur unë kam pavarësinë time. ?Po si do punosh ti?, kjo vjen ngaqë shoqëria nuk është e informuar. Kam 5 vite që kërkoj një vend punë kam aplikuar në institucione të ndryshme private e shtetërore dhe më thonë që nuk kam një vend të përshtatshëm për ty. Ky është një pretekst, se po të ekzistojë vullneti e mirësia do të më pranonin. Unë kam mbaruar si punonjëse sociale dhe nëse do të punoja në shkollë do të ishte shumë mirë. Kjo punë nuk më ka penguar, e kam treguar kur punoja si vullnetare në Elbasan, di ta përdor edhe kompjuterin. Nuk e pranoj se jam super e aftë, por ato aftësi do t?i përvetësoj rrugës?, tha Elida.