SHOWBIZ / E Martë 13 Tetor 2020, 09:09

Flor Binaj ka festuar ditëlinjen/ Gruaja e tij përlot me urimin: Je flori, si ke dhe emrin

Ditën e djeshme një nga aktorët më të mirë shqiptarë të viteve të fundit, Florjan Binajn festoi datëlindjen.

Si rrallë herë publikisht, Florjan Binaj mori mesazhin e

Mes urimeve të shumta, një prej tyre edhe nga kryeministri Edi Rama, Flori ka marrë edhe urimin publik të bashkëshortes Sadina. Me anë të një postimi në Instagram, ajo i dedikon fjalë më të bukura bashkëshortit, në radhë të parë si një njeri i shkëlqyer, familjar shembullor, por edhe artist i kompletuar.

Sadina e nis urimin e saj duke thënë se nuk i pëlqen të shprehet në publik, megjithatë sot, në këtë ditë kaq të rëndësishme për Florin nuk mund të mos i thoshte disa fjalë. Ajo rreshton njëri pas tjerit cilësitë e jashtëzakonshme të bashkëshortit, si aktori i pa krahasueshëm, njeri me shpirt të bukur dhe punëtor, vëllai më i mirë, djali që çdo nënë do ta donte dhe babi i shkëlqyer, ndërkohë që e quan ?dashuria e jetës së saj?. Mes të tjerave ajo tregon se kanë qenë shumë të vegjël kur kanë festuar për herë të parë datëlindjen e tij, ndërkohë që tani e presin këtë ditë bashkë me fëmijët dhe në të ardhmen urimit do t?i bashkohen edhe nipërit dhe mbesat.