LAJME / E Hënë 12 Tetor 2020, 18:06

Vjen lajmi i madh/ Duket se ka dritë në fund të tunelit, Michael Schumacher gati të ngrihet në këmbë

Michael Schumacher ka bërë përparime me gjendjen shëndetësore dhe rehabilitimi i tij për tu ngritur sërish në këmbë po shkon shumë mirë.

Kur Schumacher u aksidentua rëndë në Francë në Alpet e Meribelit, gjithë bota e sportit u shokua dhe kryqëzoi gishtat të mos ishte diçka e rëndë. Mjekët nuk dhanë aspak lajme të mira dhe Michael ra në koma duke qenë në rrezik për jetën. Të gjithë u dorëzuan me kalimin e kohës përveç familjes së tij, veçanërisht bashkëshortes.

Pas shtatë viteve luftë me gruan në krah, tani duket se ka dritë në fund të tunelit. Schumacher është një kampion dhe kampionët dinë si ti kalojnë sfidat. Gruaja e tij shiti gjithçka, pothuajse të gjitha pasuritë vetëm e vetëm që Michael të mos ndërpriste terapinë dhe trajtimin në klinikë, një nga më të mëdhatë në botë në traumatologji, edhe pse mjekët e paralajmëruan që nga fillimi se shpresat ishin të vogla.

Për fat të mirë, ai sot është jashtë rrezikut për jetën dhe vazhdon rehabilitimin për tu ngritur sërish në këmbë e për të ecur përsëri. E sipas mjekëve, ikona e Formula 1 po bën përparime të mëdha edhe në front. Kampionët si ai meritojnë më shumë sesa thjesht të jetojnë.

E pas Schumacher, është bashkëshortja e tij ajo që e meriton këtë fitore pas kësaj lufte 7-vjeçare. Ndoshta ëndrra e sportdashësve ishte që të shohin edhe një herë në pistë Michael, por kjo do të ishte edhe përtej mrekullive. Kjo pasi ai është ende duke garuar me vështirësitë e jetës. Megjithatë, edhe për këtë pjesë nuk duhet të shqetësohemi, pasi pasardhësi i tij Mick e provoi pistën e Formula 1 ditën e djeshme.