LAJME / E Diel 23 Gusht 2020, 22:10

Pemët janë të shëndetshme, mirëpo duhet ditur kur bën t’i hamë: Në të kundërtën, i bëjnë dëm organizmit!

Nutricionistët konsiderojnë që pemët nuk duhet

të përzihen me artikuj të tjerë, posaçërisht jo me karbohidrate, sepse

zbërthehen më shpejt se buka dhe makaronat

Prandaj, pemët nuk do të duhej t?i hamë pas

racionit, sepse të gjithë përbërësit e dobishëm do të fermentohen në lukth dhe

do të shndërrohen në thartirë, tranmseton Telegrafi.

Pemët na ndihmojnë ta pastrojmë organizmin nga

helmet dhe prandaj është më së miri të konsumohen në lukth të thatë, madje në

mëngjes, derisa gjatë ditës rekomandohen midis racioneve, kur jemi të uritur.

Pas ngrënies së pemëve, ju duhet që të pauzoni

rreth 30 minuta para se të konsumoni ndonjë ushqim tjetër.

Kështu përshpejtohet metabolizmi dhe çon deri

te detoksikimi i organizmit para racionit të ardhshëm.

Pemët zbërthehen shumë shpejt. U nevojitet

gjysmë ore që të absorbohen.

Shmangni pemët e përpunuara, të ziera ose të

konservuara. Këto përmbajnë sasi të mëdha të sheqernave (artificiale, të

dëmshme), aditivëve dhe substance të tjera të padëshirueshme.

Hani vetëm pemë organike në mundësitë tuaja më

të mira.