Prekëse/ I shoqi i humbi je tën nga kan ceri! Gruaja mban premtimin, bën dy fëmijë pas vd ekjes së tij

28

Lucky Kelsall, 37 vjeçe, i bëri një premtim burrit të saj që ishte në prag të vd ekjes, se me të do të bënte një djalë.


Por dy vite më vonë ajo arriti që të bënte dy të tillë. Lucky ia bëri këtë premtim bashkëshortit të saj të ndierë Davit, teksa ai ishte duke marrë trajtimet e kanc.erit në fyt, sëmundje që burri vu.ante prej 3 vitesh.

Lucky dhe David u martuan në vitin 2012 dhe dy vite më vonë ai mori lajmin e hidhur se vuante nga kan.ceri. Pas shumë seancash kimioterapie, 47-vjeçari humbi betejën me sëmundjen në verën e vitit 2017. Mirëpo, Lucky hodhi pas krahëve të gjithë dhimbjen dhe mendimi i saj i vetëm ishte të sillte në jetë fëmijët me David.

Kjo u arrit falë dhurimit të sper.mës nga David, i cili e bëri këtë veprim pak javë para se të vdi ste. Dy vite pas vde kjes së burrit, Lucky arriti që të sjellë në jetë dy djem, dy djemtë e saj dhe David. Megjithëse mjekët nuk i dhanë shumë shpresa Lucky-t në lidhje me këtë ndërhyrje, ajo shpresoi dhe tashmë mban në krah dy djemtë, si vetmi kujtim që i ka mbetur nga burri ndjerë.

“Ai ka qenë njeriu më i mirë që kam njohur. Djemtë tanë do të ishin krenar me të. Është kaq emocionuese të lind dy djem, për më tepër dy vite pas premtimit që i bëra të dashurit tim”, u shpreh 37-vjeçarja.