LAJME / E Premte 14 Gusht 2020, 09:09

Djaloshi autik nuk pranoi të vendoste maskën/ Stafi i avionit e dëbon së bashku me mamanë e tij nga aeroplani

Djali autik i Alyssa Sadler nisi të mërzitet e të qajë kur iu kërkua të mbante maskën e fytyrës gjatë fluturimit të linës ajrore Southwest Airline. Ngjarja ka ndodhur në Midland Texas të Amerikës, në afërsi të kufirit me Meksikën.

Anëtarët e ekuipazhit kërkuan me këmbëngulje që 3-vjeçari të vendoste maskën, pasi shihej si rrezik për përhapjen e virusit. Mamaja e tij u kërkoi përgjegjësve të udhëtimit mirëkuptim për refuzimin e të birit, ndikuar edhe nga gjendja e tij mendore.

Alyssa Sadler tentoi t?ia vinte por në fund u tha atyre se djali nuk mund ta vendoste maskën pasi i shkaktonte nervozizëm dhe vështirësi në frymëmarrje. Por sërish kërkesa është refuzuar deri në momentin ekstrem. Përgjegjësit e avionit e dëbuan djalin autik së bashku me të ëmën nga bordi duke u mohuar atyre fluturimin. Rasti është cilësuar si absurd nga opinioni publik teksa nga autoritetet e firmës fluturuese nuk ka një koment për ngjarjen.

Mamaja e djalit tha:

Ata po kalojnë mbi karakteristikat e sigurisë dhe të gjitha ato. Madje dhe mjeku i fluturimit ecën pranë dhe më thotë që ai duhet të vendosë një maskë. Prandaj, u përpoqa t?ia vendos maskën. Ai është 3-vjeç dhe ka sëmundje autizmi dhe përpunimi shqisor, kështu që nuk do ta mbante maskën. Asnjë 3-vjeç, i cili është autik dhe ka një çrregullim të përpunimit shqisor, nuk do të vendosë asgjë në fytyrën e tyre.