LAJME / E Premte 14 Gusht 2020, 23:11

Bllokohet puna në Kakavijë, miëjra shqiptarë kalojnë edhe një tjetër natë rrugëve

Pala greke në doganë, në pikën kufitare të Kakavijës ka mbyllur punën.

Dosja.al mëson se pak minuta pas orës 22:00, ora zyrtare kur edhe mbyllet turni për doganën e shtetit fqinj, gjithçka ka ndaluar në Kakavijë.

Mijëra qytetarë, në mjete me më shumë se 20 kilometra radhë do të kalojnë edhe një tjetër natë rrugëve. Nuk dihet se si do të vijojë punë për nesër, pasi është dita e Shën Mërisë, që në Greqi, konsiderohet pushim.

Si rregull, në orën 06:00 pala greke duhet të rinisë punën, por ende nuk ka një përgjigje për këtë.