Zhd uket 14-vjeçarja në Vlorë, baba me lot në sy: Para 3 ditësh e panë në nje hotel në Lushnjë

23

Një 15-vjeçare është larguar nga shtëpia e saj në Vlorë, ndërkohë që prej 3 ditësh familjarët janë në kërkim të saj, dhe kanë hu mbur të gjitha kontaktet. Ka qenë babai i së miturës, Miklovan Liço ai që ka kërkuar ndihmë përmes medias, dhe thotë se vajza e tij është parë për herë të fundit në një hotel në Lushnje ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Babai shprehet se vajza ka bërë një telefonatë të dy shimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk di detaje të tjera për zhd ùkjen e saj.


“Rreth orës 11 e gjysmë të darkës unë kam shkuar për të marrë nusen nga puna. Djali kishte qenë poshtë te bar “Milano”. Kishte parë çupën dhe i kishte thënë ik me vrap në shtëpi. Ajo kishte shkuar 5 sekonda në shtëpi dhe kishte dalë.

Për momentin nuk di asgjë. Unë jam i çorientuar. Ka ikur para tre ditësh. Pòlicia ka shpërndarë fotot por nuk kam asnjë të re. Deri në Lushnje unë e kam gjetur që ka qenë pranë një hoteli. Më tutje nuk dihet. Argita Liço, 14 vjeç. Kush ka informacion të kontaktojë në numrin 2020843. Nuk kemi pasur asnjë problem në familje.

Është hera e parë që më ndodh. Mbesa ime që ndodhet në Greqi, ajo m’i ka dhënë informacionet. Kur ka ikur nga Vlora vajza ka marrë në telefon një djalë nga Borshi që quhet Silvi. Vajza ka dalë nga ora 12 e gjysmë nga hoteli dhe nuk di më asgjë për të”, thotë babai.