LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2020, 21:09

Gjendet 14-vjeçarja e humbur nga Vlora, e gjen babai pas ditësh, nuk ua merr mendja ku e gjeti

Ergita Liço, 14- vjeçarja që prej tre ditësh rezultonte e zhd ukur është gjetur në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme. Dosja.al mëson se e mitura, që u den oncua dhe kërkohej dëshpërimisht nga familjarët, është kapur në një banesë në Fushë Krujë.

Miklovan Liço, babai i 14-vjeçares Ergita, ka qenë personi që e ka gjetur të bijën në Fushë Krujë, pasi është lajmëruar përmes një telefonate. Persona të paidentifikuar e kanë parë adoleshentën dhe kanë telefonuar të atin.

Ndërkohë, prej tre ditësh, Policia e Shtetit, po e kërkonte në tokë en ë qiell dhe nuk kishte rënë në gjurmët e saj.

Ajo tashmë po kthehet nga duart e të atit në shtëpinë e saj. Ergita Liço është shpallur e humbur nga familja e saj, të cilët den oncuan se 3 ditë më parë, rreth orës 23:30 të natës kanë humbur kontaktet me të.

Nga kamerat e sigurisë ajo ishte parë në një hotel në Lushnje, gjë që e deklaroi edhe babai i të miturës përpara kamerave sot. Shkaqet e largimit nga banesa dhe arsyet që e kanë çuar në Fushë Krujë, mund t?i shpjegojë vetëm vetë vajza.