LAJME / E Premte 7 Gusht 2020, 16:04

Gjendja është kritike në Shqipëri, sërish numër i lartë rastesh të reja me koronavirus

Një person humbi jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, duke shënuar për herë të parë pas disa javësh një rënie në numrin e viktim ave.

Ndërkohë ditën e sotme janë shënuar 135 raste pozitiv me COVID-19 nga 586 testime të realizuara.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të respektojnë protokollin e vendosur në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.