LAJME / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 09:09

Tra gjedia në Himarë/ Po kërkohet trupi i gruas, kush i shpëtoi burrin dhe djalin

Policia e Himarës ka njoftuar se familja e Robert Ramës kishte dalë për peshkim me një mjet lundrues të vogël në Gjirin e Gjipesë. Uniformat blu bëjnë se sapo familja kishte dalë në det të hapur u go dit nga një st uhi. Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën rojet bregetare dhe një mjet lundures i rastit, ku bënë të mundur shp ëtimin e Robert Ramës, djalit të tij dhe një personi tjetër. Ndërsa, trupi i gruas me iniciale M.R nuk është gjetur ende.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rr ezikuan të mb yteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fu ndos.

Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mb ytur.

Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rre zikonin të mbyteshin në Gjipe.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rre zikut për jetën.