Shkaktoi “Hiroshimën” në Liban/ Ky është pronari rus që mbolli v dekjen në Bejrut

29

Të martën në mbrëmje një zja rr që filloi në Magazina 9 n dezi 2.750 tonë kimikate në kryeqytetin e Libanit. Sipas raportimeve lënda pl asëse, ndonëse e sekuestruar, nuk ruhej në masa të rrepta sigurie në port ku ishte vendosur. Shpë rthimi që i ka marrë jetën deri tani 135 personave dhe ka pl ag osur mbi 5000 të tjerë, cilësohet të ketë qenë i fortë sa 1/5 e shp ërthimit bër thamor Hiroshima. Por kush është përgjegjësi i cili braktisi lëndën pl asëse në Beirut?


Ai quhet Igor Grechushkin dhe jeton aktualisht në Qipro me gruan e tij Irina. Biznesmeni rus është akuzuar se ka braktisur anijen e tij në Beirut të ngarkuar me ngarkesën vde kjeprurëse. Transporti i ngarkesave prej 2.750 tonësh nitrat potasi u konfiskua gjatë rrugës nga Tbilisi i Gjeorgjisë, drejt në Mozambikut. Ekuipazhi u detyruan të qëndronte në anije për të garantuar sigurinë e saj,derisa gjendja e vështirë e tyre i çoi në një gr evë urie derisa përfundimisht u lejuan të largoheshin nga bordi.

Shumica e ngarkesave u ruajtën në skajin e 12-të në portin në Beirut pasi u kapën nga autoritetet libaneze. Atëherë në Rusi u tha se anija e Grechushkin u sekuestrua dhe përmbajtja u konfiskua për shkak të mungesës së dokumenteve dhe kushteve të nevojshme për transportin e saj. Grechushkin duhej të paguante një gjobë të madhe për kushtet e transportit dhe si rezultat i kësaj, ai filloi procedurat e falimentimit të kompanisë së tij. Deri më tani biznesmeni rus nuk e ka komentuar ngjarjen duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për ngarkesën e braktisur në Liban.