LAJME / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 17:05

Moti i keq prish planet e turistëve, ja sa do të zgjasin reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohet në ditët në vijim

Dita e sotme moti ka sjellë shira të rrë mbyeshëm në të gjithë territorin e vendit. Ky mot i ka prishur planet pushuesve.

Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.

Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare. Në pjesën tjet ër të vendit, reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.