I thonin je si “lopë”, 27-vjeçarja humb 76 kilogramë dhe i lë të gjithë me gojë hapur/ Kjo është receta që më shpëtoi

54

Një grua australiane ka treguar se ka humbur 76 kilogramë dhe ka përftuar një pamje krejtësisht të re. Para pak kohësh Alida Elizabeth Dreyer, peshonte jo pak por 145 kilogramë, edhe pse është vetëm 27-vjeçe.


Pesha e tepërt, i paraqiste probleme me shtatzëninë, e për këtë shkak Alida ndoqi një dietë strikte dhe aplikoi orë të tepërta në palestër. Gjithashtu, 27-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrje për rikuperimin e lëkurës, e cila u rrudhos në momentin që ajo u dobësua. Ndër të tjera ajo shtoi se gjatë viteve të shkollës bashkëmoshatarët e kanë pas tallur, duke qenë se ajo ishte vajza me përmasa më të mëdha në klasë.

Më tej ajo shtoi:

“Arrita të humbas në peshë duke ndjekur një dietë strikte të pasur me vitamina e proteina, si edhe ushtrohesha shumë. Kam humbur jo pak, por 76 kilogramë dhe aktualisht peshorja tregon 68 kilogramë”.