LAJME / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 09:09

I doli dasma nga hundët/ Nusja, dhëndri dhe 19 dasmorë inf ektohen me Covid

Një darkë festive ka përfunduar me 21 persona të in fektuar me COVID-19 gjatë një dasme në Selanik.

Mes të inf ektuarve janë nusja, dhëndri dhe 19 dasmorë të ftuar.

Sakaq janë ende në pritje analizat e tamponëve edhe për 200 persona të tjerë, dasmorë dhe persona të tyre të kontaktit, në spitalet Papagjeorgjiu dhe Hipokratos në Selanik.

Në dasmë ishin ftuar dhe merrnin pjesë 150 të ftuar. Qeveria greke ka lejuar organizimin e festave me deri 100 persona.

Nusja, dhëndri dhe babai i tij përfunduan në sp ital për ndjekje mjekësore, bënë të ditur mediat greke.>