LAJME / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 09:09

Greqia i mbyll derën shqiptarve/ Kush hyn në kufirin grek një javë karantinë, mbyllet dhe një pikë kufitare

Greqia ka marrë masa të reja përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi ka dhënë një paketë të re masash, ku përfshihen edhe udhëtarët nga Shqipëria.

Nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 1 javore për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë nga pika kufitare e Kakavijës.

Gjithashtu, kjo pikë kufitare nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00-06:00, në mënyrë që të punohet më shumë gjatë ditës.

E gjitha kjo bëhet me qëllim të të gjithë shqiptarët t?u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19.