LAJME / E Martë 4 Gusht 2020, 14:02

Nëna e tij u bë 83 vjeçe, Hashim Thaçi i dedikon fjalë zemre dhe poston foto me të: Jam i lumtur që ajo e pa Kosovën të lirë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar nënës së tij ditëlindjen.

Në llogarinë e tij të Facebook-ut, ai e postoi një fotografi me të, duke i kushtuar një shkrim me plot emocion, në këtë ditë të veçantë për të.

?Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të?

?Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë shtatë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vës htirësive?.

?Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë?.

?Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë?.