E fundit! Kirurgu 40 vjeçar sillet me urgjencë në Infektiv, mbyllet reparti në Berat

29

Një mjek kirurg ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Beratit.

Mjeku 40 vjeçar është transportuar me urgjencë në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij është përkeqësuar pasi vu an edhe nga diabeti.


DSHP Berat ka mbyllur repartin e kirurgjisë për të bërë dezinfektimin e ambientit.

Të gjithë punonjësit e kirurgjisë do t’i nënshtrohen tamponit, ndërsa nuk dihet nëse mjeku ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale ditët e fundit.