
Sikur ta dinit që gjithë sekr etet e bukurisë ndodhen në kuzhinën tuaj ose shumë pranë saj, s?do të shpenzonit as kohë dhe as para për të patur flokë të shëndetshëm.
Maskat e kushtueshme të flokëve, nuk e justifikojnë rezultatin, prandaj na lini t?ju themi se duhet të provoni vajin e ullirit.
Është një mrekulli për çdo lloj problemi që mund të keni me to. Duke filluar që nga flokë që këputen e deri tek rritja si me magji e tyre.
Çfarë bën tamam vaji i ullirit?
Gjithçka keni dëgjuar, nuk është thashetheme. Vaji i ullirit ndihmon flokun të zbutet, nuk i lë të elektrizohen, redukton këputjen e tyre dhe ndihmon me elasticitetin.
Gjithsesi, këshilla e vetme që duhet të keni parasysh, është të mos e përdorni më shumë seç duhet, sepse kështu do ta bëni flokun edhe më të rëndë.
Një lugë vaj ulliri në ditë ju ndihmon të jetoni më gjatë, ja pse...
Pavarësisht gjithë dobive që vijnë nga përdorimi i tij, duhen ende prova më të sigurta për të vërtetuar që ai ndikon tek rritja e shpejtë e flokëve.
Rekomandohet që të aplikoni vajin e ullirit në flokë 1-2 herë në javë dhe ta mbani në fundet e djegura apo skalp për rreth 1 orë.