SHOWBIZ / E Enjte 30 Korrik 2020, 22:10

Ngriti zërin për shqiptarët, Dua Lipës i realizohet ëndrra e jetës

Madonna dhe Missy Elliot do t?i bashkohen Dua Lipës në një re mix që pritet të dalë në muajin gusht.

Bëhet fjalë për rem ix-in e këngës Levitate ndërsa ?E bekura Madonna? ka bërë atë që Dua Lipa e ka quajtur ?një ëndërr e bërë realitet?.

Lajmi ka ardhur pak kohë pasi menaxheri i Dua Lipës deklaroi se po punohej për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Madonnën.

Ben Mawson ka folur në një intervistë në lidhje me mbretëreshën e popit, dhe ka zbuluar se muza e albumit ?Future Nostalgia?, ka qenë pikërisht ajo.

Me sa duket marrëveshja është nënshkruar me sukses dhe në datë 14 gusht do të publikohet bashkëpunimi i shumëpritur mes Madonnës dhe artistes shqiptare.

Kënga Levitating bën pjesë në albumin e dytë të Dua Lipës, Future Nostalgia. Një album që sjell muzikë në stilin retro dhe që për momentin gjendet në majat e klasifikimeve botërore, por është edhe shumë i vlerësuar nga kritika.

Ndërsa fansat e kanë cilësuar Dua Lipën si ?shpëtimtare të muzikës pop?. Me sa duket në këtë sukses paska pasur të bëjë shumë edhe Madonna.