LAJME / E Martë 28 Korrik 2020, 19:07

I morën jetën në mënyrë të dhimbshme adoleshentes shqiptare, dalin në dritë detaje tmerruese: Një burrë

Personi që do të ?zhbllokojë? sekretet që çuan në vdekjen fatale të një vajze 16-vjeçare shqiptare në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, duket se është gjetur nga policia në Trikala.

Megjithëse vdekja e vajzës fatkeqe fillimisht i atribuohej vetëvrasjes, dosja e çështjes po pasurohet me fakte të reja, siç është një video me lëvizjet e fundit të së miturës nga Shqipëria, video e regjistruar duke shkuar në kishë, atje ku edhe u gjet e vdekur.

Policia greke ka vënë nën vëzhgim një bashkatdhetar 30-vjeçar, të cilin e ndjera e takonte shpesh kohët e fundit para vdekjes së saj misterioze.

Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar nuk është thirrur ende nga policia për t?u marrë në pyetje, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.

Kjo për shkak se oficerët e policisë që merren me çështjen, së pari presin të marrin lejen nga gjykata për të ndërhyrë tek bisedat telefonike të vajzës, për të zbuluar se me kë kishte bërë thirrje 16-vjeçarja dhe me kë kishte shkëmbyer sms nga telefoni i saj.

Përveç kësaj, ata po përpiqen të zbulojnë se kush i posedon telefonat mobil, vendet e të cilave janë regjistruar në zonë nga mbrëmja e së martës, 14 korrik deri në orët e para të së mërkurës, 15 korrik, kur Maria fatkeqe u gjet e vdekur para kishës.

Vdekja misterioze e 16 vjeçares shqiptare në Greqi, gjyshja tregon ...

Sipas vlerësimeve të avokatit të familjes, Dimitris Samartzis, përgjigjet e para nga heqja e intimitetit të telefonit dhe ?skanimi? i sinjaleve të telefonave të tjerë celulare pritet të mërkurën ose të enjten.

?Është e rëndësishme të gjesh në fazën e parë të gjitha sinjalet e telefonisë celulare nga të gjitha kompanitë telefonike që transmetojnë në vendet ku u gjet 16-vjeçarja?, tha avokati i njohur.

Policia e konsideron gjithashtu të rëndësishme deklaratën e së ëmës, se në natën fatale që po kthehej në shtëpi nga puna, ajo dëgjoi ulërimat e një vajze që po luftonte me një burrë në sheshin Vouvis, afër kodrës, ku vajza e saj u gjet e vdekur.

Siç deklaroi ajo, zëri dukej si ai i Marias, megjithatë nuk u interesua më tej pasi besonte se vajza ishte në shtëpi.

Po ashtu, është ekzaminuar dëshmia e një gruaje, e cila pohoi në dëshminë e saj se në orët e para të së mërkurës, 15 korrik, ajo pa se Maria po vraponte duke qarë në një rrugë kryesore në Trikala, padyshim e mërzitur dhe në një gjendje të keqe psikologjike.