LAJME / E Diel 19 Korrik 2020, 12:12

Nga sot nis vapa afrikane, bëhuni gati ta duroni se temperaturat do rriten shumë/ Ja sa

?E diela do të ketë mot të kthjellët me temperaturë deri në 35 gradë celsius. Në skajin verior nuk përjashtohen reshje të izoluara të shiut?, shprehet Adjola Bani, sinoptikane.

Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin.

?Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius?.

Për ata që pushimet e verës i kanë rezervuar deri në fund të korrikut, lajmet janë të mira.

?Moti do të jetë i mirë gjatë 2 javëve të fundit të korrikut, edhe pse java e fundit do të jetë pak më e freskët me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë celsius?.