LAJME / E Shtunë 11 Korrik 2020, 08:08

Vajza nga Tirana tregon historinë që të bën të qash: Ata më kanë gjetur… dhe unë po vuaj aq shumë

Kjo është historia e një vajze nga Tirana, e cila tregon se si prindërit e detyrojnë të martohet me një djalë të pasur.

Duke qarë në ëndërr pse libri i ëndrrave të Millerit. Pse ...

Ajo ka shkruar letrën e saj, pasi nuk di çfarë të bëjë, ndodhet në një u dhëkryq dhe ka nevojë për ndihmën e të tjerëve.

Letra:

Lexues të dashur vendosa të ndaj me ju historinë time, sepse e di se të paktën disa nga ju do më kuptojnë, pasi në shtëpinë time nuk më kupton askush. Prej dy vjetësh jam e dashuruar me një djalë, por familja ime nuk e pranon këtë fakt. Ajo që më bezdis më shumë është se ato nuk pranojnë vetëm për faktin se pretendojnë se janë më të pasur dhe i duket sikur kanë gjithë botën. Unë as që dua t?ia di për lekët e familjes sime.

E vetmja gjë që dua është të jem e lumtur me djalin që dua. Familja e tij është një familje e thjeshtë dhe nuk jetojnë në komoditet dhe luks. Ndërsa ne kemi një biznes të madh dhe falë punës së babait, gjë që nuk mund ta mohoj kemi arritur të bëjmë një jetë shumë të rehatshme. Por nuk e kuptoj se ç?të keqe ka që unë të fejohem me një djalë që nuk ka para. Fundja babai im ka aq shumë mundësi punësimi sa mund ta bëj dhe atë pjesë të ndërmarrjes së tij dhe çdo gjë do të zgjidhej.

Po e bëjnë lidhjen time të pamundur. Kemi dy vjet që nuk dimë se çfarë të bëjmë. Unë isha përpjekur që ai mos ta merrte vesh se familja ime nuk e do, por fjala ecën dhe ai kishte dëgjuar diçka. Normalisht u mërzit shumë dhe më tha unë edhe pse të dua nuk kam pse të duroj ofe ndimet e familjes tënde.

Android/????????????????Web?????????? ...

Tani më ka vënë një kusht, më tha nëse më do ik nga shtëpia dhe hajde jeto me mua, sepse edhe pse nuk jam aq i pasur do të ofroj dashuri dhe një jetesë shumë më të mirë. unë nuk doja që të vihesha para një situate të tillë. Tani jam shumë në dilemë sepse nuk di çfarë të bëj. Nuk dua që t?ia bëj këtë prindërve të mi edhe pse po më detyrojnë vet. Edhe të ndahem nga dashuria e jetës sime nuk dua. Nuk dua sepse nëse me prindërit pajtohem prapë, atë po e humba është e vështirë ta gjej sërish. Lidhja jonë gjatë këtyre viteve ka qenë shumë e bukur dhe jam e sigurt për dashurinë time.

Nuk arrij ta kuptoj se prindërit e mi e kanë kaq të vështirë të pranojnë një fakt të tillë. Unë do përpiqem me gjithë forcat e mia për ta mbrojtur dashurinë time. Nuk dua të lejoj që një kapriçio e prindërve të mi të më lëndojë mua dhe të dashurin tim. Do bëj çdo sakrificë për të vetëm se uroj të mos pendohem.

Shpresoj që ai të vazhdoj të jetë po i njëjti se përndryshe nuk di se si mund të ankohem tek prindërit e mi. Një situatë e tillë qenka shumë e vështirë uroj që mos ta provojnë shumë vajza, sepse kjo është një zgjedhje shumë e vështirë. Nuk mund të detyrohesh të zgjedhësh mes njerëzve që të mbushin jetën plot gëzim, prindërit dhe i dashuri. Prindërit duhet të përpiqen të jenë dakord me fëmijët dhe t?i lejnë të veprojnë edhe pse e dinë që mund të gabojnë.

Fundja unë mendoj se njeriu nga gabimet mëson dhe bëhet më i zoti në jetë. Prindërit e mi mendojnë që unë të gjej një burrë të pasur dhe të rri gjithë ditën si princeshë në një vilë që mund të jetë shumë e bukur, por ama shumë e ftohtë. Unë nuk dua diçka të tillë, unë dua të jetoj thjeshtë, por të jem e mbuluar me dashuri nga njerëzit që unë dua. Më falni nëse ju mërzita.