LAJME / E Shtunë 11 Korrik 2020, 08:08

Të hënën mbyllet sërish transporti urban në kryeqytet

Asnjë autobus nuk do të lëvizë më në Tiranë, pasi kompanitë e transportit publik kanë lajmëruar se do të pezullojnë aktivitetin e nisur vetëm pak ditë më parë.

Ky vendim pritet të komunikohet në një deklaratë publike të mëvonshme të Unionit të Transportit Publik, por burime bëjnë të ditur për Fax News dhe Faxweb.al se operatorët janë në humbje kolosale në 5 ditët e para pas rinisjes së këtij shërbimi pas rreth 4 muajsh pezullim.

Operatorët shprehen se çdo ditë kanë humbur rreth 3 milionë lekë të vjetra naftë, ndërsa autobusët vijojnë të lëvizin bosh në linjat përkatëse. Po sipas këtyre zërave nuk po rimburson asnjë nga humbejt që operatorët e shërbimit urban, ndaj në një vendimmarrje të përbashkët do të pezullojnë aktivitetin.

Shërbimi urban në Tiranë u ndërpre me 12 mars të këtij viti pas rastit të parë të testuar pozitiv me COVID 19 në vendin tonë. Pas rihapjes graduale Kryeministyri Rama u shpreh se linjat urbane do të jenë të fundit që do të nisin aktivitetin, pasi konsideroheshin prej specialistëve si një nga vendet me rrezikshmëri shumë të lartë për tu infektuar.

Por dhe pas ?ok? të qeverisë ishin vetë operatorët që refuzuan të rinisnin punën pasi sipas tyre protokollet e sigurisë penalizonin punën dhe të ardhurat e shoqërive.

U desh ndërhyrja e kryebashkiakut Veliaj i cili i paralajmëroi për zgjidhje kontrate si dhe ?shkarkimi? nga shumë përgjegjësi të kompanive në zbatimin e protokolleve që shërbimi i urbanëve të vihej në dispozicion të qytetarëve. Por pa përfunduar ende java, operatorët lajmërojnë pezullimin pasi nuk kanë të ardhurat e pritshme./faxweb.al/