LAJME / E Diel 5 Korrik 2020, 22:10

Kë kërkonte të ‘zhdukte’? Deklarata e fortë: Ja arsyeja pse ‘elita e errët’ përhapi koronavirusin

Një tjetër konspiracinist shqiptar ka hedhur një tezë për arsyen e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, e cila sipas tij është e qëllimshme.

Për Dritan Kanapari, i cili bazohet mbi teorinë e iniciuar nga kriminologu Italian Alessandro Meluzzi, motivet që elitat përdorën për të trembur dhe izoluar popullin është ai i rrëzimit të Presidentit amerikan Donald Trump:

Statusi plotë:

Unë kam shkëputur një copë nga vidjoja 25 minutëshe prej deklaratës se mjekut dhe psikiatrit Italian i cili shpjegon me kurajo qëllimet e Ustallarëve, pse ata e shkaktuan panikun global dhe rrënimin ekonomik botëror me përhapjen në formen e nje sulmi me virusin covidin-19.

Ai e fillon duke rënditur pandemitë që kanë prekur botën ndër shekuj.

Pastaj sqaron se arsyet e shpërndarjes së virusit nga Rothschildët, Sorosët, Rokfelerët, Bill Getis etj, kanë patur së pari motive Gjeo-Politike për të bllokuar dhe rrëzuar presidentin Trump.. por edhe Putinin, Orbanin, Boris Jonson të cilët ?Elita? i sheh si pengesë për realizimin e dizenjos së tyre të ?neë ëord order? (sundimin e botës nga elita)

Deep State Kinën po e perdorin në kuadrin e ndarjes ndërkombëtare të punës që monopoli i prodhimit të jetë në Kinë dhe grumbullimi i kapitalit të riciklohet në borxhin amerikan.

Pastaj kanë patur edhe qëllimet dhe interesat per big-farma që ata zotërojnë: si Vaksina, mikrocip, dhe shitjen e produkteve mjeksore ne miliarda dollarë..

Pastaj kanë patur qëllimin e nje eksperimenti social për ta varfëruar popullatën, që sipas Zhak Katali qysh 10 vite më parë thoshte:

?Për të instaluar një Qeveri Botërore, per të përqëndruar te gjithe pushtetin në pak duar të organizatave të mëdha ndërkombëtare dhe për të shpopulluar kombet, duhet një Pandemi e vogël?? Kjo po duket qartë tani qe nuk ka më asnjë vdekje mund të quhet psiko-info-endemia dalin ca pseudo-viriologë (si Pipero) që po e mbajnë popullin në panik kot..

Dokrori flet edhe për një skandal të madh, qe në shtator DUAN TI VENDOSIN FËMIJEVE MASKA gjë që do na i sëmurë fëmijët tane dhe për këtë duhet bërë rezistencë?

Ai nuk e përjashton mundësinë që ELITA, të na spërkasë përsëei nga vjeshta sepse përvec arsyeve që përmend më sipër, ata i druhen një rebelimi të popujve që do të dalin papunë, dhe kështu duan ti ruajnë pupacët e tyre që kane vendosur si kryeministra në BE dhe jo vetëm.

(jam munduar të përkthej thelbin për ata që nuk dinë Italisht, por ta dëgjosh është sh me mirë)/boldnews