LAJME / E Premte 3 Korrik 2020, 13:01

Rikthehet Sadna që fiksoi shqiptarët para televizorit, ja për çfarë është duke shpresuar ajo

Aktorja indiane Sara Khan prej vitesh ka qenë shumë e komentuar në media për jetën e saj private.

Ajo në vitin 2010 u martua me aktorin Ali Merchant, por vetëm 1 vit më vonë i dha fund martesës.

Pas divorcit, Sara u përfol për lidhje me personazhe të njohur, por vetë aktorja deri tani nuk ka bërë asnjë lidhje të re publike.

Në një intervistë së fundmi, ajo u shpreh se ka ende shpresë se do ta gjejë princin e kaltër, ndonëse deri tani ka qenë e pafat.

Aktorja 30-vjeçare u shpreh se nuk do t?ja mbyllë kurrë derën dashurisë.

?Dashuria është si një ilaç që të duhet për të qenë i lumtur. Mund të jetë dashuria e dikujt, e familjes, e miqve. Unë nuk mund t?ja mbyll kurrë derën dashurisë. Por mund të them se kam qenë e pafat në dashuri ose njerëzit që kanë hyrë në jetën time kanë qenë të pafat që nuk mund të më kishin. Jam e sigurt se princi i kaltër do vijë të më takojë së shpejti dhe do ma bëjë jetën më të bukur?-u shpreh Sara Khan e njohur si ?Sadna? nga seriali ?Bidaai?.