LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2020, 08:08

Sot rinisi transporti ndërqytetas, shoferi ne hall te madh: Çifti ulet në sediljen e fundit dhe puthen, unë ha gjobë 10 milionë lekë

Sot ka nisur punë transporti publik ndërqytetas, por duke zbatuar të gjitha masat e përcaktuara si pjesë e parandalimit të koronavirusit. Autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri do të udhëtojnë sot drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera

Megjithatë, pavarësisht dritës jeshile, shoferët e autobusëve janë të pakënaqur me situatën. Ata shprehen se nuk kanë pasagjerë dhe se masat kufizuese janë shumë të rënda për ta.

Për Faxnews, një prej tyre thotë hapur se masat janë një penalizim, pasi vetë autobuzi ka shpenzime.

Përmes një deklarate, në dukje qesharake, ai ka treguar se masat janë në dorën e pasagjerëve dhe se nuk duhet të penalizohen ata.

Shoferi tha:

Kemi ardhur për të parë, kemi 4 muaj të bllokuar na ka marrë malli për rob. Unë punoj me Korçën, po nuk punoi urbani qytetas ne nuk punojmë dot. S?kemi pasur asnjë lloj ndihme, na kanë dhënë një pagë 400 mijë lekë, kemi paguar menjëherë 200 mijë lekë taksat, dhe mbeten 200 mijë lekë. Kemi investuar asnjë mjet nuk është i prodhimit më parë se 2008. Si mund të marrë furgoni 12 veta kur do 80 mijë lekë naftë. NA kanë vendosur masat na penalizon. Vjen çifti, ulet në sediljen e fundit me të dashurën e vete, e puth unë ha 10 milionë lekë gjobë.