SHËNDET / E Diel 21 Qershor 2020, 14:02

Zbulimi i fundit, ekspertët : Mësoni se cfarë ndodh me trupin tonë vetëm 15 minuta pasi kemi pirë kafen

Kafeina është një nga stim uluesit më të përdorur në botë. Kafeina shpalos vlerat e saj 15-20 minuta pasi futet në organizëm.

Sipas të dhënave efektet e saj zgjasin zakonisht 8 deri në 14 orë në varësi të gjinisë, peshës, moshës.

Sipas ekspertëve, një sasi prej 250 mg kafeinë në ditë përmirëson përqendrimin, largon str esin dhe ul rrez. ikun e sëm. undjeve të zemrës. Por kafeina ka një ndikim të fortë edhe në sistemin qendror nervor.

Si ndikon kafeina tek sistemi qendror nervor?

Kafeina imiton një transmetues nervor që prodhohet gjatë ditës. Ajo vepron kundër përgatitjes së organizmin për të fjetur. Kafeina ndikon pikërisht tek receptorët e trurit dhe për pasojë njeriu është energjik dhe aspak i përgjumur.

A mund të kalojë njeriu në overd. ozë nga kafeina?

Siç e thamë më lart, kafeina është stim ulues i fortë dhe përjetimi i mbid. ozës shoqërohet me shenja.

Ekspertët thonë se një njeri që peshon 60 kg duhet të pijë maksimumi 2 filxhanë e gjysmë me kafe në ditë. Megjithatë, duhet të tregoni kujdes me pijet energjike që përmbajnë sasi të jashtëzakonshme kafeine.

Një sasi normale konsumi të kafeinës besohet të jetë deri në 400 mg në ditë. Sidoqoftë, ndikimi i kafeinës në organizëm varet nga një sërë faktorësh dhe mbi të gjitha nga individi.

Nëse dëshironi të hiqni dorë nga kafeina, duhet ta bëni atë në mënyrë shumë graduale. Duke qenë stimulues, heqja dorë prej kafeinës përcillet negativisht nga organizmi.

Nëse krejt papritur nuk pini kafe, do të ndiheni në an. kth, të irr. ituar dhe të përgjumur. Lajmi i mirë është se këto ef ekte anësore janë të përkohshme.