Humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Zvicër, përcillet sot për në banesën e fundit 18 vjeçari shqiptar

55

Albin Demelezi nga Vitia e Kosovës është 18 vjeçari që fatkeqësisht ka hum bur jetën në Zvicër pas një aksidenti në punë.

Pas 11 ditëve që qëndroi në spital në gjendje të rëndë, Albini nuk ia doli dot të mbijetonte, ndërsa ditën e sotme në orën 13:00 do të va rroset në vendlindje, në Sllatinë e Poshtme të Vitisë.


Mediat zvicrane shkruajnë se i riu ishte bllokuar nga një makineri e rëndë dhe ishte pla gosur ndërsa punonte në një kompani në Herzogenbuchsee.

Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter Rega, në gjendje kritike.

Aks identi ndodhi në 20 maj, ndërsa në 31 maj i riu humbi jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aks identit.

Vdiq pas një aksidenti në vendin e punës në Zvicër, varroset sot 18 vjeçari shqiptar.